Incident me ekipin shqiptar në hapjen e Lojërave Olipimike, përjashtohet peshëngritësja

191

Megjithëse një ekip modest, në kampin e sportistëve shqiptarë në Lojërat Olipike të Rios zien gjithçka. Përplasje, incidente, akuza dhe kundërakuza kanë njollosur këtë ngjarje të rëndësishme për sportin tonë. Fillimisht pati një përplasje mes kreut të KOKSH, Viron Bezhani dhe sportistit peshëngritës Briken Calja.

Në një status në Facebook peshëngritësi deklaronte se nuk ka marrë marrë mbështjetje financiare për të mundësuar perfomancën e tij në Rio 2016. Ai thoshte se gjithçka e ka arritur me djersën e tij. Por Bezhani tha se bursa i është dhënë Federatës së Peshngritjes dhe ka vendosur ajo kush e ka përfituar. U duk sikur çështja u mbyll, por nën të gjithçka zien pasi në pah ka dalë përplasja me një tjetër peshëngritës.

Në ceremoninë zyrtare të hapjes mungonte peshëngritësja Evangjeli Veli pasi sipas burimeve zyrtare nuk ishte pajisur me kostumin zyrtar.

Presidenti Bezhani ka dhënë këtë version për “Ora News”.

“E vërteta është që ajo u paraqit pranë Komitetit Olimpik ditën e hënë në orën 10:00 të mëngjesit, pasi është lajmëruar që të vijë ditën e diel urgjentisht sepse është kualifikuar edhe ajo. Nga dita e hënë, ne u morëm me dokumentet dhe ditën e  martë është nisur. Ka qenë e pamundur dhe në kohë që ne ta pajisnim me kostum. Çdo gjë ka kohën e vet dhe do përgatitjen e saj”, – shpjegoi ai.

“Është kollaj të gjesh përgjegjësitë, është jashtë realitetit çdo gjë. Zoti Gjozaj nuk di si procedohet në këtë aspekt dhe ka të drejtë të flasë çdo gjë. Por realiteti është krejt ndryshe. Ajo ditën e hënë është paraqitur, kemi bërë maksimumin, kemi prerë biletën në maksimumin vetëm që kjo vajzë të marrë pjesë.

Ajo nesër garon. Nëse ne s’do kishim bërë maksimumin për ti gjetur biletë, për ti krijuar mundësi që ajo të vinte urgjentisht në Brazil do ishte e pamundur pjesëmarrja e saj. Koha ishte e pamundur. Kostumi ka kohën e vet, nuk ka rrobaqepës që do ta bënte për një kohë të tillë. Ishte jashtë limitit dhe mundësive tona për ta realizuar”, – vijoi ai.

Ndërkaq, ai konfirmoi edhe incidentin para ceremonisë në “Marakana”, ku Presidenti i Federatës së Peshëngritjes kishte zënë vendin e trajnerit të një sportisti në pistë.

“Ishte një diçka e tillë dhe e rregulluam. Dhamë urdhër urgjentisht që të zbatohen ligjet, ligji është që i pari është sportisti, i dyti trajneri dhe pastaj vinë të tjerët. Ka ndodhur një fenomen i tillë por dhamë urdhër urgjentisht të zbatohet rregullorja”, – deklaroi Bezhani.