Ilazi: Ekspertët e BE-së për viza nesër në Kosovë

89

Për dy ditë në Kosovë do të qëndrojnë një ekip ekspertësh të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të shoqëruar nga ekspertë të Komisionit Evropian, të cilët do të bëjnë vlerësimin nëse janë realizuar në praktikë tetë rekomandimet për liberalizmin e vizave.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëvendësministri për Integrime Evropiane, Ramadan Ilazi, sipas të cilit, Kosova ka përmbushur këto kushte dhe se pretë të jepet vlerësim pozitiv për Kosovën.

Ilazi beson që vendimi përfundimtarë për Kosovën të jetë pozitiv, pasi sipas tij, Kosova ka përmbushur kushtet që janë kërkuar nga raporti i Komisionit Evropian.

Ai po ashtu tha se edhe çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, e cila marrëveshje është përfunduar dhe është nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi.

Më 18 dhjetor 2015, Komisioni Evropian kishte publikuar raportin e fundit në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ky raport ka konstatuar se nga gjithsejtë 95 kritere të udhërrëfyesit, 87 janë zbatuar plotësisht, gjersa ka dhënë rekomandime për 8 kritere që janë vlerësuar si të plotësuara pjesërisht. Pas vlerësimeve të ekspertëve do të vije në vizitë në Kosovë komisionari i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, i cili do të bëjë publike vlerësimin përfundimtar se a i ka pambushur Kosova kushtet për liberalizim të vizave. /KosovaPress/