Ilaçi popullor që shëron astmën

Ekziston një ilaç popullor i cili mund t’ju ndihmojë në zgjidhjen e problemit tuaj me astmen, nje problem ky shqetesues per shume persona.

Ky ilaç është i vjetër dhe eshte deshmuar te jete efikas ne lehtesimin e semundjes. Ja forma origjinale e pergatitjes se tij:

Përbërësit e tij jane: gjysmë kilogrami qepë, gjysmë kilogrami sheqer dy limonë, 5 litra ujë dhe 7 luge mjaltë natyrale.

Fillimisht e marrim sheqerin dhe e vendosim në një enë të metalit, vendoseni mbi stufë, gatuajeni në një temperaturë të ulët dhe përziejeni derisa të marrë ngjyrë kafeje të artë. Pastaj e shtoni qepën e imtësuar dhe e gatuani bashkë me sheqerin, i shtoni më pas ujin dhe i gatuajmë së bashku në një temperaturë mesatare derisa uji të avullohet dhe të ngelet 1/3 e tij.

Lereni enën anash që të ftohet e më pas i shtoni lëngun nga dy limonët e shtrydhur dhe mjaltin. Përfundimisht lëreni përzierjen të pushojë pak, e pastaj tundeni dhe ruajeni ne shishe qelqi.