Ikën Shengyli, Vëllaznimin me trajner të përkohshëm

253

Skuadra e Vëllaznimit pak më parë ka bërë të ditur se ka ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin me trajnerin prizrenas, Skender Shengyli.

“Të dyja palët kanë vendosur të ndërprejnë bashkëpunimin e mëtutjeshëm, meqë nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për punë në shtigje afatmesme e afatgjate”, është cituar të ketë thënë drejtuesi i klubit gjakovar, Shkëlzen Gashi.

Shengyli erdhi në gjysmëstinorin e dytë të stinorit të kaluar te Vëllaznimi, por ekipi gjakovar nuk arriti Superligën. Në ndërkohë, postin e trajnerit te kuqezinjëtë e Gjakovës do ta kryejë Haxhi Kurhasku.

Vëllaznimi zhvilloi miqësore ndaj Lirisë së Prizrenit ditë më parë dhe barazoi 1-1, ndërsa për javën tjetër ka aranzhuar miqësore me Prishtinën.