Ikën Sanchez, vjen Bacca

197

Topçinjtë po përgatisin një lëvizje mjaft të rëndësishme për të përfocuar repartin sulmues, në rast se ndonjëri nga futbollistët e repartit të sulmit do largohen. Objektivi i parë për tu transferuar në Emirates Stadium, është sulmuesi kolumbian Carlos Bacca, transmeton Gazeta Sheshi.

Bacca, i cili u transferua nga Sevilla tek Milan gjatë verës së shkuar, ka realizuar 16 gola nga 34 paraqitjet e këtij sezoni në Serie A.

Mediat në ishull raportojnë se një lëvizje e tillë mund të ndodh vetëm nëse nga skuadra largohet Alexis Sanchez. Forma jo e mirë e kaluar këtë sezonë, si dhe mos suksesi i skuadrës së Arsenal-it, mund të bëjë që kiliani të ndryshoj ambient për sezonin e rradhës.

/Gazeta Sheshi/