Igli Tare përzë serbin për Kosovën

204

Milan Bisevac është larguar nga Lazio, për shkak të një përplasjeje me drejtorin sportiv Igli Tare për Kosovën.

Mbrojtësi i Lazios, Milan Bisevac është larguar nga klubi për shkak të Kosovës.

Futbollisti me prejardhje nga Mitrovica është përplasur me drejtorin sportiv Igli Tare, e që thuhet se arsyeja kishte të bënte me Kosovën, shkruan portali serb “Alo.rs”.

Ndërsa, ai është transferuar në Metz.

“Rikthimi në Ligue 1 dhe Francës shënon rikthimin tim në shtëpinë e dytë. Jam shumë i lumtur për këtë”, shkroi Bisevac në Twitter.

Metz është skuadër që edicionin e kaluar ka siguruar rikthimin në Ligue 1.