Idrizi: Trepça ’89 diti shumë mirë t’i shfrytëzoi gabimet e Llapit, fituam me plotë meritë

Klubi Futbollistik “Trepça ‘89” e ka shënuar fitoren e parë në kampionat.

Mitrovicasit arritën te mposhtin skuadrën e Llapit me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazetasheshi.com

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi ‘bomberi’ Arb Manaj në minutën e 38-të pas një asistimi brilant nga Muharrem Jashari.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i 89-shit, Shpëtim Idrizi, u nda i kënaqur me skuadrën e tij.

Sipas tij, skuadra diti t’i shfrytëzoj për mrekulli gabimet e skuadrës mysafire.

“Duke e marrë parasysh ndeshjen e parë ndaj Arbërisë, mendoj se ekipi reagoj shumë mirë kundër një Llapit i cili është superior, ku tregoj shumë kualitet dhe shumë cilësi. Por, pavarësisht asaj, ekipi jonë diti t’i shfrytëzoi shumë mirë gabimet e Llapit dhe mendoj që me plotë meritë arritëm t’i marrim tri pikë shumë të rëndësishme”, tha Idrizi për ‘Art Sport’.

Trepça ’89 tashmë zë vendin e gjashtë me tri pikë të mbledhura në dy ndeshje. Kurse, Llapi i Batatinës mbetet në vendin e nëntë me 0 pike.

/Gazeta Sheshi/