Idrizi tregon ‘recetën’ me të cilën e mposhti Dritën!

477

Trepça ’89 ka marrë një fitore tejet të vlefshëm në luftën për mbijetesë, derisa ka triumfuar ndaj kampiones në fuqi, Dritës në udhëtim me rezultat të ngushtë 2-1, shkruan Gazetasheshi.com.

Skuadra e Shpëtim Idrizit ka shfaqur njërën nga ndeshjet më të mira të sezonit, derisa tekniku mitrovicas tregon edhe ‘recetën’ të cilën e përdori për këtë takim.

“Kjo fitore vjen falë nivelit të lartë që treguan futbollistët, por gjithashtu duhet përgëzuar edhe gjyqtarët për mënyrën e ndarjes së drejtësisë. Kemi analizuar mirë Dritën gjatë javës dhe kemi bllokuar hapsirat që i krijon me Fazliun dhe disa futbollistë të tjerë. Morëm me meritë një fitore e cila është shumë e vlefshme për vazhdimin e kampionatit”, deklaroi Idrizi për “Art Sport”.

Me këtë fitore ‘minatorët’ stabilizohen në mesin e tabelës, pasi që tashmë kanë të grumbulluara 25 pikë.

Ndiq edhe renditjen tabelare:

May be an image of text that says 'Overall Top Scorers Home TEAM Away Form 1. Drita MP 2. G PTS FC Ballkani 20 3. 32:15 44 19 Prishtina 46:25 41 Gjilani 20 5. 33:13 38 Trepca 89 19 6. 19:17 30 Feronikeli 20 7. 22:29 25 Arberia 19 8. 23:17 24 KF Llapi 20 9. 18:25 22 Drenica 19 10. 21:24 20 FC Besa 20 12:28 20 20 13:46 7'

Në kuadër të xhiros së 21-të, skuadra e Trepçës ’89 e pret në shtëpi skuadrën e Llapit.

/Gazeta Sheshi/