Idrizi: Morëm mësimin nga ndeshja e parë, ja si e mposhtëm Besën!

251
Shpetim Idrizi, kryetrajner i Trepça '89

Trepça ’89 ka marrë një fitore tejet të vlefshme, por shumë të vështirë në udhëtim te Besa e Pejës (2-1), shkruan Gazetasheshi.com.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Shpëtim Idrizi ka mbetur i kënaqur me fitoren e arritur, teksa tregon se çfarë u tha futbollistëve para ndeshjes:

“E kemi ditur që do jetë një ndeshje e vështirë, pasi që Besa na ka mposhtur në takimin e parë. U kam thënë futbollistëve të jenë të përgatitur psiçikisht dhe të vëmendshëm gjatë gjithë kohës. Jemi treguar cinik në mundësitë që kemi patur dhe kemi realizuar dy gola. Mund të thm se jam i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët në këtë ndeshje”.

Trepça ’89 tashmë renditet në pozitën e pestë të renditjes tabelare dhe ka të grumbulluara 31 pikë.

May be an image of text that says 'TEAM FC Ballkani MP 2. G Drita PTS 23 3. 50:28 48 Prishtina 22 4. 35:18 47 Gjilani 22 5. 37:14 44 Trepca 89 22 6. 21:21 32 23 Feronikeli 7. 26:32 31 KF Llapi 22 8. 27:21 27 Arberia 22 25:26 26 Drenica 22 10. 21:28 25 FC Besa 23 16:31 24 23 15:54 7'

Në takimin e radhës ‘minatorët’ e presin në shtëpi Feronikelin.

/Gazeta Sheshi/