Idrizi: Darwish një nga mesfushorët më të mirë që ka luajtë ndonjëherë në Superligë

314

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi thuri lëvdata për Mohamed Darwish, pas golit të realizuar kundër Llapit, i cili i siguroi fitoren mitrovicasve.

Idrizi mendon se futbollisti palestinez është një nga mesfushorët më të mirë të huaj që ka luajtur në Superligën e Kosovës.

“Mohamed Darwich ka ardh vitin e kaluar te ne. Vjet nuk ka pas shumë hapësirë sepse kemi dashur që ta përgatisim sa më mirë për këtë edicion. Mendoj që është njëri prej mesfushorëve më të mirë në Superligën e Kosovës, që ka ardh najherë te Trepça 89, është lojtar shumë punëtor” deklaroi Idrizi për Indeksonline.

Traneri mitrovicas shpreson që përveç Darwish edhe dy-tre lojtarë tjetër të Trepçës ’89, se shpejti të depërtojnë në arenën ndërkombëtare.

“Synimi i presidentit është që sa më shumë lojtarë të qojë në arenën ndërkobmëtare. Nëse Darëish vazhdon me këtë paraqitje besoj që në qershor do të transferohet jashtë. Jo vetëm ky por edhe 2-3 lojtarë tjerë në qershor do të largohen drejt Evropës” përfundoi Idrizi.