Ideja e çmendur, do prodhohet mjaltë në stadium

150

Nuk është hera e parë që skuadra, e cila militon në kategorinë e dytë gjermane, St. Pauli, ndërmerr iniciativa interesante në lidhje me problemet sociale dhe ambientaliste.

Këtë herë, drejtuesit duan të prodhojnë mjaltë në stadium dhe kjo nismë do të mbajë emrin Evald Lienen, ish-trajneri i skuadrës i cili ka qenë një nga aktivistët në shoqërinë gjermane.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit u bëhet thirrje tifozëve që të mbjellin sa më shumë lule. “Jemi të lumtur që do të kemi një rol të rëndësishëm në krijimin e diversitetit ekologjik të lagjes.

Jeni të lutur që të rrisni sa më shumë lule në ballkonet tuaja”, shkruhet në njoftim. Brenda stadiumit do të përcaktohet edhe vendi në të cilin do të instalohen kosheret e bletëve, një ekosistem i cili çdo ditë e më shumë është duke u zhdukur.