Icardi – Wanda me foto lakuriq, Spalleti me koment epik

Luciano Spalletti nuk i ka shpëtuar dot një komenti mbi Mauro Icardin dhe publikimit të vazhdueshëm nga ish-kapiteni të fotove lakuriq me bashkëshorten e tij.

Në ditët e fundit, sulmuesi argjentinas dhe partnerja kanë publikuar shumë të tilla dhe sigurisht që kjo temë nuk i ka shpëtuar edhe teknikut të zikaltërve që është dashur ta komentojë në konferencën e sotme për shtyp.

“Nuk e di se çfarë i referohet me saktësi, por kur vjen këtu te në është gjithmonë i veshur siç kërkon Interi, në mënyrë korrekte. Mua kjo më intereson”, tha trajneri, duke mos dashur të vazhdojë polemikë me sulmuesin.

“Nga pikëpamja ime, nuk ka asnjë problem me të. E ardhmja ime tani nuk quhet Icardi, por Inter-Udinese. Do të quhet Inter-Chievo, pastaj rezultati i Napolit, stërvitja para objektivit të Inter-Empoli, stërvitja pas Inter-Empoli do të jetë e ardhmja ime. Nuk kam asnjë problem të stërvit dhe të aktivizoj çdo lloj lojtari. E ardhmja është Interi dhe të bëj mirë te Interi, të bëj stërvitje dhe të vij shpejt në punë të punoj”, tha ai, i pyetur rreth marrëdhënies që ka me sulmuesin argjentinas.