Icardi parakalon fenomenin Ronaldo

155

Mauro Icardi vazhdon të jetë shpëtimtari i Interit edhe në këtë fillim sezoni.

Me dy golat ndaj Pescaras, kapiteni i Nerazzurrëve tashmë ka tre gola në sezonin 2016/17.

Me këtë rast Icardi ka parakaluar brazilian Ronaldo, i cili kishte 49 gola me Interin.

Icardi në 94 paraqitje me fanellën zikaltër në Serie A ka shënuar 50 gola.

Për atë gjatë verës kishin shfaqur interesim shumë skuadra, por Interi i ka refuzuar të gjitha pasi sulmuesi argjentinas është në qendër të projektit të së ardhmes për klubin nga Milano