Icardi fjalë të mëdha pas fitores ndaj Juves

171

Interi ia shkaktoi humbjen e parë Juventusit këtë sezon në Serie A, duke e mposhtur 2:1 në ‘Giuseppe Meazza’. Kjo fitore ka shtyrë kapitenin Icardi që të mendojë se mund të arrijnë gjëra të mëdha këtë sezon.

“Nëse vazhdojmë të luajmë kështu si ndaj Juves, në fund do të jemi të gjithë të lumtur”, ka thënë fillimisht Icardi.

“Nganjëherë futbolli është shumë i vështirë për trajnerët. Por, trajneri na ka dhënë zemër që nga ardhja e tij. Ai na ka dhënë liri në fushë dhe dëshiron që të bëjmë lojë sulmuese. Sot treguam se me këtë skuadër mund të arrijmë diçka këtë sezon”, shtoi Icardi.

“Jemi të lumtur me këtë paraqitje dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Për të fituar ekipi duhet të bëni edhe asistime. Jam i lumtur”.