Ibrahimoviq tani edhe aktor, mësohet cilin rol dhe në cilin film do të luajë

164
Pamje nga ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Suedisë | FOTO: Gazeta Sheshi

Sulmuesi i njohur me prejardhje boshnjake, Zlatan Ibrahimoviq, do të luajë në një film.

39-vjeçari do të luajë rolin e legjionarit romak “Antivirus” në filmin “Asterix dhe Obelix”, raporton “L’Equipe”.

Vetë sulmuesi shtatlartë ka postuar një fotografi në “Instagram” me emrin e karakterit të tij në këtë film.

Zlatan Ibrahimovic e il tweet con la scritta Antivirus: ecco cosa sta  succedendo

Ky film është planifikuar të dalë në treg në vitin 2022.

Kujtojmë se më parë në serinë e filmave për “Asterix dhe Obelix” kishin luajtuar edhe Zinedine Zidane, Tony Parker, Michael Schumacher e Amelie Mauresmo.