Ibrahimovic-United, lajm i papritur pas humbjes ndaj Cityt

234

Manchester United është gati që t’ia vazhdojë kontratën Zlatan Ibrahimovicit.

Sipas “The Mirror”, drejtuesit e klubit anglez janë të impresionuar nga mënyra se si Ibra e ka nisur aventurë në “Old Trafford”.

Ata janë duke e përpiluar ofertën e rinovimit të kontratës edhe për tri vite tjera.

Ibra muajin tjetër mbush 35 vjet dhe me kontratën e re do të qëndronte te gjiganti anglez deri në moshën 38 vjeçare.