Ibrahimovic nuk ka harruar, flet edhe një herë tjetër për sherrin me Lukakun

143

Zlatan Ibrahimovic deklaron se “nuk ka ndonjë problem” me sulmuesin e Interit Romelu Lukaku.

Lukaku dhe Ibrahimovic kanë pasur një përleshje mes vete në ndeshjen e Coppa Italia më 26 janar, ndeshje të cilën Interi e fitoi me rezultat 2-1, shkruan lajmi.net.

Ibrahimovic kishte marrë pjesë në një festival të muzikës këtë javë dhe është pyetur çfarë do të ndodhte nëse Lukaku do të ftohej aty, ai u përgjigj se nuk e ka problem një gjë të tillë.

“Çfarë ndodhë në fushë, mbetet aty. Nëse ai dëshiron të vijë, është i mirëseardhur”, u shpreh sulmuesi i Milanit.

Është zbuluar se Zlatan do të këndojë një duet me trajnerin e Bolognas, Sinisa Mihajlovic, dhe tha se shpreson që serbi nuk mund të këndojë.

“Shpresoj se ai nuk di të këndojë, kështu që ne do të jemi në të njëjtin nivel.”