Ibrahimovic: Në qershor mund të pensionohem

Vetëm pak kohë më parë, Zlatan Ibrahimovic ka pranuar se janë disa klube te Premier Leagues që kanë shprehur interesim për të, por sulmuesi i PSG-së vjen me deklaratë befasuese.

Suedezi, cili është në vitin e fundit te kontratës me PSG-n, e ka lënë të hapur mundësinë që në muajin qershor të pensionohet nga futbolli.

“Çdo gjë mund të ndodhe. Është më mirë të leni futbollin kur akoma ende jeni në krye. Kështu njerëzit do të flasin për atë që kam bërë gjatë viteve të mia. Do të shohim se çfarë do të ndodhe”, ka thënë ish-sulmuesi i Barcelonës e AC Milanit.