Ibrahimovic “bombardon” Guardiolan: Ja çfarë më bënte

231
Ka shumë histori të idhëta mes Zlatan Ibrahimovicit dhe Pep Guardiolas, të cilët do të jenë përballë njëri-tjetrit në derbin e Mançesterit këtë fundjavë.

Ibra e përshkruan Guardiolan dhe relatat me të si një luftë.

“Ishte një luftë ajo mes meje dhe atij. Guardiola ishte paragjykuesi i vogël i frikësuar i cili kurrë nuk më shikonte në sy për “mirëmëngjes” ose të më thoshte mirëmëngjesi”.

“Guardiola e kishte një problem, ai është Mourinho. Mourinho është yll i madh. Ai është e kundërta e Guardiolas”.

“Nëse Mourinho i jep dritë një dhome, Guardiola ia vë perdet. Unë e kuptova seGuardiola po tenton që të arrijë Mourinhon. Urrejtja dhe hakmarrja ende janë brenda meje ndaj tij”, ka thënë Ibra kohë më parë në librin e tij.