Ibra tregon çfarë ka të përbashkët me Mourinhon

112

Zlatan Ibrahimovic thotë se ai dhe Jose Mourinho e kanë të përbashkët mentalitetin fitues që do t’i sjellë sukses Manchester Unitedit.

Sulmuesi dhe trajneri kanë bashkëpunuar te Interi, ku në sezonin 2008/2009 e fituan titullin e Serie A, pastaj suedezi shkoi te Barcelona.
34-vjeçari e ka nisur për mrekulli aventurën te Djajtë e Kuq, teksa edhe Mourinho theu rekordin e fitoreve në fillim të sezonit.

“E kam njohur këtë trajner nga e kaluara. E di çfarë dëshiron dhe çfarë kërkon ai”.

“Ai është fitimtar dhe i tillë jam edhe unë. Do të bëj gjithçka për të fituar dhe ai e ka të njëjtin mendim”.

“Kudo që ka shkuar, ka fituar. E ka fituar Ligën e Kampionëve me Porton, gjë që nuk e kishte pritur askush”, ka deklaruar Ibrahimovic për BBC.