Ibra drejt West Ham United?

105

Mund të duket e pabesueshme, mirëpo nëse iu referohemi mediumeve në ishull mund të jetë shumë e vërtetë. Zlatan Ibrahimovic mund të transferohet sezoni tjetër tek skuadra angleze West Ham United me kërkesë të trajnerit kroat Slaven Bilic.

Skuadra nga Upton Park, veçse ka filluar të bëjë gati planin për të rindërtuar skuadrën për sezonin vijues, derisa sulmuesi suedez, pritet të jetë pika kyçe.

Për ta sjellur në ishull sulmuesin e Paris SG, “çekanët” do ti ofrojnë atij një pagë marramendëse, me ç’rast vështirë mund të refuzohet nga Ibra.

Zlatan është i njohur për ndërrimin e shpeshtë të skuadrave, derisa në të kaluarën ishte pjesë e skuadrave: Malmo, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan dhe Paris SG.