Ia pa sherrin twitterit

91

Camilo Puerto, tifoz i klubit andaluzian Real Betis, kishte vendosur ta kritikojë klubin e tij të zemrës përmes një postimi në twitter, mirëpo gjërat vetëm se u përkeqësuan, pasi zyrtarët e klubit ia ndaluan hyrjen në Benito Villamarin, përcjell lajmin Gazeta Sheshi.

Puerto që kishte marrë biletë vjetore për ti parë të gjitha ndeshjet e sezonit është njoftuar nga zyrtarët e klubit për ndalesën e bërë.

Tani, tifozi duhet ti ndjekë ndeshjet e skuadrës së zemrës nga televizori dhe duhet të ketë kujdes në “cicërimat’ e tij ndaj klubit.

Cc3QTtzW0AADchT/Gazeta Sheshi/