I shpëtoi për mrekulli vdekjes dhe burgut, ja kush është blerja e Chelsea’s

162

Ish-futbollisti i Fiorentinës, Marcos Alonso, i cili sapo u transferua te skuadra e Chelsea’s si një përforcim i fuqishëm në mbrojtjen e ekipit të Antonio Conte’s, për veç faktit se është një talent i formuar në akademinë e Real Madrid, i cili me ekipin e parë të “Galaktikëve” regjistron vetëm 1 minutë aventurë, është gjthashtu i njohur edhe për një tjetër ngjarje të rëndë në të kaluarën e tij. Në vitin 2011, gjatë kohës kur luante në Premier League me skuadrën e Bolton, mbrojtësi Marcos Alonso u përfshi në një aksident me makinë, prej të cilit gjeti vdekjen një pasagjere femër që udhëtonte në makinën e drejtuar nga Alonso.

Futbollisti më i ri i bluve të Londrës, asaj kohe doli para gjykatës dhe rrezikonte seriozisht burgun, me akuzën e vrasjes së paqëllimtë, pasi provat në skenën e krimit dëshmuan se ish-mbrojtësi i Real Madridit, Bolton e Fiorentinës, kishte konsumuar alkol, gati sa dyfishi i normave të lejuara asaj kohe në Spanjë, aty ku ndodhi aksidenti. Stafi mjekësor që mbërriti në vendngjarje tentoi të shpëtonte gruan, e cila nuk merrte frymë në momentin e nxjerrjes së trupit nga makina. Ajo u shpall e vdekur 30 minuta pasi kishte mbërritur në spital. Asaj kohe, Alonso ishte rikthyer në Madrid, për pushimin e fundjavës, pasi një ditë më parë me skuadrën e Bolton ishte mundur me rezultatin 1-0 nga Blackburn.

Image result for marco alonso chelsea