‘I mori 100 mijë euro’, si u mashtrua gazetari i njohur sportiv nga një grua

115

Gazetari i njohur italian Aldo Biscardi ka denoncuar në prokurori vjedhjen e një shume prej rreth 100 mijë eurosh, përfshirë edhe disa sende të tjera me vlerë.

Mediat italiane shkruajnë se 86-vjeçari ka pasur një histori me një grua 50-vjeçare, për të cilën më pas e ka denoncuar për vjedhje.

Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, historia mes tyre nisi në janar të 2015-s dhe ‘miqësia’ zgjati pak muaj.

Ata ishin njohur në hollin e një hoteli me pesë yje dhe me kalimin e kohës, gruaja fitoi besimin e moderatorit të njohur duke përfituar sende me vlerë, dhurata dhe shuma parash.

Mediat shkruajnë se ende nuk është e qartë nëse gruaja i ka vjedhur atij paratë, apo Bescardi është penduar dhe më pas e ka denoncuar pranë autoriteve. Sipas dëshmisë, gruaja ka thënë se nuk i ka vjedhur asgjë dhe se e njihte mirë prezantuesin në fjalë.