I larguari nga Chelsea kritikon Conten

171

Mbrojtësi Baba Rahman ka thënë se nuk kishte hapësirë për të te Chelsea pasi menaxheri Antonio Conte preferonte mbrojtës më defansiv.

Ganezi një vit më parë u transferua te Chelsea nga Augsburgu, por sot është zyrtarizuar te Schalke në formë huazimi njëvjeçar.

“Menaxheri i Chelseat Antonio Conte më tha se në ekip do lojtar më defansivë, por unë jam më shumë ofensivë”, ka thënë Rahman.

“Prandaj do të kisha më pak minutazh. Conte më këshilloi që të largohem në formë huazimi. Do të shohim çfarë do të ndodhë pas këtij sezoni”.