I driblon të gjithë që i dalin para, shikoni supergolin e lojtarit të kombëtares shqiptare (VIDEO)

412

Shqipëria ka triumfuar në futsall me rezultatin 2-3 kundër Danimarkës 2 ditë më parë, ku heroi ishte padyshim Halim Selmanaj që realizoi dopietë. Ndeshja ishte e  vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Europian 2022, dhe u luajt të sot në sallën e Parkun Olimpik të Tiranës.

Kuqezinjtë morën fitoren e parë në këto eliminatore, përballë Danimarkës, ekip me të cilin u përball vetëm një natë më parë (3 mars) po në Tiranë.

Ndeshja e kthimit u luajt në Shqipëri, pas vendimit të marrë në konsultat e vazhdueshme me UEFA-n, Federatën Daneze të Futbollit dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, për shkak të masave kufizuese të përcaktuara nga autoritetet shtetërore daneze për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si edhe karantinës së detyruar për të gjithë personat që hyjnë në Danimarkë.

Pikërisht një prej golave të shënuar nga Selmanaj, ishte me të vërtetë spektakolar, të cilin e ka postuar edhe FSHF në faqen e saj. Selmanaj pasi i kalon të gjithë kundërshtarët që i dalin para, e mposht edhe portierin e Danimarkës, për ta dërguar topin në fundin e rrjetës.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: