I çmenduri Vidal, arratiset nga hoteli në 02:25 të natës

100

Arturo Vidal vazhdon të mbetet problematik në jetën e tij jashtë futbollit.

Mediat gjermane kanë raportuar se në përfundim të ndeshjes ndërmjet Juventusit dhe Bajernit në Torino, mesfushori i Bayernit ka lënë hotelin e ekipit në orën 02:25 të natës.

Sipas atyre që e kanë parë mesfushorin të dalë nga hoteli, ai ka qenë me tuta, një bluzë të bardhë dhe një kapuç të zi ku ka marrë dhe një taksi.

Nuk ka shpjegime ku ka shkuar Vidal, madje as ai nuk ka pranuar të japë sqarime.