I çmendur pas Tottit, pas 9 orësh përfundon tatuazhin në shpinë (Foto)

90

Francesco Totti është legjenda e gjallë e Romës. Kapiteni verdhekuq nuk e tradhëtoi për asnjë minutë skuadrën e tij të zemrës, edhe pse mori oferta tepër tunduese kur ishte në kulmin e tij.

Një e tillë i erdhi edhe nga Real Madridi, por “kapiteni nuk e braktis anijen”. Me këtë filozofi, ai është rrënjosur në mendjet dhe zemrat e tifozëve të Romës.

Njëri ndër ta, jo italian, as nga kryeqyteti roman, por nga Suedia, e ka shprehur në mënyrë mjaft domethënëse dhe të përjetshme adhurimin që ka për Tottin.

Thomas Jonsson e ka mbushur gjithë shpinën e tij me tatuazhin e kapitenit të Romës. Tifozit suedez iu deshën nëntë orë për ta kryer tatuazhin, që përshkruan Tottin dhe në sfond “Colosseum”.UntitledUntitledkk