“I çmendur” pas FIFA 19, e dashura e Imobiles ankohet për sulmuesin

Loja “FIFA 19” duket se po i bën të gjithë pas vetes. Ashtu si gjithë të tjerët edhe sulmuesit të Lacios, Çiro Imobile i ka ndodhur që të fokusohet shumë te kjo lojë. Sulmuesi duket se ka lënë çdo gjë pas dore për të luajtur vetëm “FIFA 19”, dhe këtë e ka konfirmuar dhe e dashura e tij Xhesika Melena.

Bukuroshja është ankuar së fundmi se sulmuesi e ka lënë pas dore, duke postuar një video në rrjetet sociale ku duket Imobile duke luajtur.

Melena4 Melena3Melena2Melena1