I biri i Juanitos mesazh Realit: Lëreni babain tim të qetë

147

Roberto Gomez, i biri i Juan Gomez i njohur ndryshe si “Juanito”, nuk dëshiron që Real Madrid-i të përdor emrin e babait të tij për të ndryshuar karakterin e skuadrës çdo herë kur ata kanë nevojë të përmendin emrin e babait të tij, transmeton Gazeta Sheshi.

Mbretërit gjithmonë kur kanë për të rikthyer rezultatin apo ndonjë ndeshje vendimtare besojnë tek shpirti i “Juanitos”, gjëja për të cilën kanë nevojë pikërisht javën e ardhshme për ta përmbysur skuadrën gjermane Wolfsburg, 2-0.

“Lëreni babain tim të qetë, gjithmonë e përmendni atë kur keni për të pastruar mbeturinat”, ka shkruar në Twitter, Roberto Gomez.

Juanito është një figurë emblemë e Real Madrid-it, që ka qenë gjithnjë vendimtar në rikthimet e mëdha të rezultateve që kanë bërë mbretërit.

/Gazeta Sheshi/