I bie pishman për komentet në twitter!

112

Futbollisti ri i Liverpool-it, Jordan Williams, po akuzohet për një status të tmerrshëm që ka shkruar në rrjetin social Twitter. 20-vjeçari ka lëshuar një “cicërimë” në të cilën ka vënë edhe një airoplan dhe disa duartrokitje, me ç’rast ka irrituar tifozët e Manchester United, që e kanë marrë si provokim për tragjedinë e Mynihut, në të cilën humbën jetën disa futbollistë në airpolanin e skuadrës, transmeton Gazeta Sheshi.

Në një intervistë dhënë tabloidit britanik “The Guardian”, Williams duket se i ka rënë pishman.

“Twitteri im është hakuar. Unë asnjëherë nuk do të bëja një vepër të tillë e cila do i provokonte të tjerët”, ka shkruar Williams.

/Gazeta Sheshi/