Hyseni realizon “gol” ende pa nisur kampionati, futbollisti ferizajas i jep fund beqarisë

Edicioni ri në kampionatin elitar në futbollin kosovar nuk do ta gjejë më beqar. Ergon Hyseni ka celebruar lidhjen e tij disa vjeçare me të dashurën e tij, përmes fejesës këtë të mërkurë (9 gusht), shkruan Gazetasheshi.com.

Mbrojtësi ferizajas i ka propozuar fejesë personit të jetës, derisa përmes disa imazheve ka konfirmuar se tashmë mban statusin e një të ‘fejuarit’.

26 vjeçari javë më parë kompletoi transferimin te skuadra e Arbërisë nga Dobraja, teksa pritet të jetë një nga pikat bazike të formacionit të Arbnor Morinës.

Hyseni para se të transferohej te Arbëria ishte pjesë e disa klubeve në vend si Ferizaj, Gjilani e Vitia.

Pamjet nga “goli” parasezonal i Hysenit mund t’i ndiqni më poshtë: