Hysaj, në formacionin tip që i mungon Championsit

100

Shumë nga yjet e futbollit europian, që kanë spikatur gjatë sezonit aktual, për shkak të rrethanave apo skuadrave ku luajnë nuk janë pjesë e një prej kompeticioneve më të rëndësishme në Europë, sikurse është Champions League.

Mediat franceze në formacion tip që i mungon këtij turneu, kanë përfshirë edhe mbrojtësit e Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, që po shkëlqen në sezonin e tij të parë me Napolit. 22-vjecari është është rreshtuar në mes emrave të tillë në fazën mbrojtëse si Mats Hummels, John Stones e Jan Vertonghen. Portier është përzgjedhur Mattia Perin i Genoas, në mesfushë Denis Suarez i Villarrealit, Lassana Diarra i Olimpique Marseille dhe Domenico Berardi i Sassuolos, ndërsa për repartin e sulmin rreshtohen Dimtri Payet i West Hamit, Mahrez i Lesterit dhe Pierre-Emerick Aubameyang i Borussias së Dortmundit, transmeton SuperSport.

“Në paragrafin kushtuar Hysajt shkruhet se është një zbulim i Napolit në krahun e djathtë të mbrojtjes, i mbërritur me bagazhet e Sarrit nga Empoli. Mbetet për t’u parë se cfarë do të arrijë të bëjë me Shqipërinë në “Euro 2016″ dhe në Champions League sezonin e ardhshëm.”  

Hysej u ble nga Napoli për 5 milionë Euro, por brenda pak muash vlera e tij është shumëfishuar dhe mund të arrijë deri 20 milionë Euro. Gjatë këtij sezoni ka qenë titullar i padiskutueshëm në fomacionin e Sarrit.