Hysaj lider në Serie A (Video)

Napoli ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘San Paolo’, Napoli ka mundur 3:1 Bolognan.

Callejon në minutën 14 e kaloi në epërsi Napolin.

Me të filluar pjesa e dytë Verdi barazoi në 1:1.

Por, i inkuadruari në pjesën e dytë, sulmuesi Milik shënoi dy gola për fitoren 3:1.

Pas kësaj fitore, Napoli i shqiptarit Elseid Hysaj merr kryesimin në Serie A me 10 pikë, një më shumë se Juventusi që nesër luan me Interin.