Morina: “Humbja nuk na lë prapa për titull”

Skuadra e Arbnor Morinës, Besa nga Peja, ka pësuar disfatë minimale nga rivali i drejtpërdrejte në luftën për titull – KF Gjilani, mirëpo tekniku prishtinas thekson humbja nuk e lë prapa skuadrën e tij në luftë për titull, transmeton Gazeta Sheshi.

“Ishte një lojë me shumë taktike, me ç’rast edhe rastet munguan. Një gabim i yni na kushtoi me gol. Gjilani mori pikët që iu kanë dashur, edhe pse barazimi mund të ishte epilog real i këtij takimi”, potencoi Morina.

I pyetur lidhur me mundësinë e shkëputjes së skuadrës së tij me skuadrat nga kreu i tabelës, Morina u shpreh:

“Ju kujtohet sigurisht se sezonin e shkuar ishin tri apo katër skuadra para Besës? Ishim ne ata që e ndoqëm Feronikelin deri në xhiron e fundit, prandaj edhe këtë sezonë nuk do të vendoset asgjë deri në javën e fundit”.

Pikërisht do jetë skuadra e Feronikelit, kundërshtarë i radhës i Besës në Pejë.

/Gazeta Sheshi/