Humbi nga Prishtina, por Llumnica shpreson te kjo ndeshje

Flamurtari është mposhtur 2:0 nga Prishtina për të mbetur në zonë që e dërgon në Ligën e Parë.

Pas ndeshjes, ndihmëstrajneri i Flamurtarit, Ardian Llumnica theksoi se loja e Prishtinës nuk ka qenë bindëse për një rezultat të tillë.

“Plogeshtinë ndeshje ia jep terreni. Nuk ishte loja bindëse për këtë rezultat. Kemi disa probleme që po pranojmë gola lehtë prej gjysmë rasteve. Por, ende kemi gjasa për të kërkuar pozitën e barazhit. Me rendësi janë pikët se ndeshjet e mira”, deklaroi Llumnica për SuperSport.

Ai shpreson te dueli me Besën.

“Kemi përballje direkte me Besën, ka ende lojë, ka ende pikë. Jam optimist se mund të arrijmë objektivin që kemi, barazhin”, përfundoi Lluminica.

Flamurtari ndodhet në pozitën e parafundit në renditje.

Shih tabelën

Prishtina shkurton diferencën ndaj liderit Drita, ja renditja e plotë tabelare pas javës së 26-të (FOTO)