Humbet Parisi, Monaco në vendin e dytë

82

Paris Saint Germmain, i shpallur matematikisht kampion 8 javë para përfundimit të kampionatit francez, ia lejon vetes disfatën 0-2 në shtëpi me Monacon, me skuadrën ga Principata që rivalizon me Nicën për vendin e dytë që i siguron pjesëmarjen në fazën e grupeve të Champions League.

Ndonëse me emra të mëdhenj në fushë që nga Tiago Silva, David Luiz, Di Maria, Cavani e deri te Zlatan Ibrahimovic, parizienët zhvilluan një ndeshje relativisht të dobët, duke pësuar dy gola brenda 3 minutash në pjesën e dytë. Në minutën e 65-të Vagner Love mori një pasim të sakë nga Traore, duke zhbllokuar rezulattin. 3 minuta më pas Monaco fitoi një 11-metërsh që u shndërrua në gol nha Fabinho. Në javën e 31-të të Ligës së Parë në Francë u regjistruan këto rezultate.