Hulumtimet supozojnë së dembelia është shenjë e intelegjencës

214

Rezultatet e një studimi të kryer së fundmi kanë treguar se grupi i njerëzve me aktivitet më të lartë të të menduarit kanë qenë shumë më pasivë se sa ata që nuk mendonin edhe aq shumë.

Ky studim duket se vërteton teorinë së njerëzit e zgjuar kalojnë më shumë kohë duke mos bërë asgjë se sa homologët e tyre aktivë, percjell Gazeta Sheshi.

Të gjeturat nga studimi i kryer në Amerikë duket se mbështet idenë se personat me intelegjencë më të lartë mërziten më shpejt, gjë që I shtyn ata të kalojnë më shumë kohë duke menduar.

Ndërkaq personat aktivë kanë nevojë të aktivizohen fizikisht për të stimuluar trurin e tyre me aktivitete të jashtme, qoftë për t’i ikur të të menduarit qoftë për shkak se mërziten shpejt nga të bërit një punë për një kohë të gjatë.

Studiuesit e Universitetit të Floridës kanë kryer me një grup studentësh një test klasik i cili daton tri dekata më parë.

Përmes pyetësorit “nevoja për njohuri” ata kanë kërkuar nga pjesëmarrësit që të tregojnë sa pajtohen me deklaratat si “Me të vërtetë kënaqem me punën në të cilën duhet të kërkosh zgjidhje të reja për problemet” dhe “Unë e angazhoj trurin vetëm aq sa më kërkohet”.

Studiuesit e udhëhequr nga Todd McElroy kanë zgjedhur më pas 30 “mendimtarë” dhe 30 “jo-mendimtarë” nga grupi i kandidatëve.

Gjatë shtatë ditëve të ardhshme të dy grupet kanë mbajtur në kycin e dorës së tyre një pajisje e cila ka regjistruar lëvizjet e tyre, duke ofruar në këtë mënyrë të dhënë se sa aktivë fizikisht kanë qenë ata.

Rezultatet kanë treguar se grupi i mendimtarëve ka qënë shumë më pak aktivë se sa grupi i jo-mendimtarëve.

Rezultate e studimit të publikuar në Journal of Health Psychology janë përshkruar si “shumë me domethënëse” dhe “të fuqishme” nga pikëpamja statistikore.

Por gjatë vikendeve nuk është vënë re ndonjë dallim ndërmjet dy grupeve, gjë e cila nuk ka qenë e mundur të shpjegohet.

Studiuesit kanë sugjeruar se të gjeturat nga ky studim mund të mbeshtesin idenë se ata që mendojnë më pak mërziten shpejt nga të menduarit prandaj edhe iu duhet që të mbushin kohën me aktivitet fizik.