Hulli City ka një trajner të ri, por historia si ishte shkarkuar një herë është qesharake

Trajneri i ri i Hull City do të jetë portugezi Marco Silva, i cili më para ka udhëhequr  skuadra si Olympiacos dhe Sporting Lisbona.

Ardhja e tij në Angli nuk është pritur mirë nga shtypi që shihet si emër i padëshiruar.

Kjo mirëseardhje është pak e rëndë për një trajner që ende nuk është ulur në stol.

Po edhe nëse karriera i shkon keq nuk do të shkojë më keq se te Sporting Lisbona.

Gjatë kohës sa ishte trajner te Sporting, Silva kishte arritur sukses, pasi e kishte fituar kupën portugeze në vitin 2015.

Por edhe pse fitoi ai u u shkarkua katër ditë pas fitores së tij.

Ai kishte shkelur kodin e rreptë të veshjes së klubit.

Ndoshta ka pasur edhe faktorë të tjerë, por drejtuesit e klubit nuk ia kanë falur veshjen e gabuar me ndeshjes kundër Vizela në dhjetor të 2014.