Hull City – Man Utd, gol në minutën e 93-të (Video)

157

Manchester United ka shënuar fitore edhe në xhiron e tretë të Ligës Premier.

United ka arritur të triumfojë si mysafirë kundër Hull Cityt duke barazuar me rezultat 1-0.

Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit, 45 minutshi i parë përfundoi pa gola.

pogba 1

Tre raste që vlen të theksohen në pjesën e parë i takojnë Djajve të Kuq, përkatësisht sulmuesve Anthony Martial (10’), Wayne Rooney (37’), Zlatan Ibrahimovic (45′) të cilët nuk arritën të realizonin gol, transmeton Telegrafi.

Edhe në pjesën e dytë të besuarit e Jose Mourinho vazhduan me sulme të njëpasnjëshme.

Sërish Rooney (74) dhe talenti Marcus Rashford (79’) kishin rastet më të mira për të kaluar në epërsi skuadrën e Manchesterit, por duket se në mjaft në formë ishte portieri vendas, Eldin Jakupovic.

pogba 2

Kur pritej të përfundonte ndeshja, Marcus Rashford realizoi golin e fitores pasi morri një pasim të saktë në sekondat e fundit brenda zonës së rreptësisë prej Wayne Rooneyt.

Pas kësaj fitore, United ngjitet në vendin e dytë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me nëntë pikë, po aq sa ka edhe lideri Chelsea.