HP prezanton telefonin e ri Elite x3

130

HP ka prezantuar telefonin e tij të ri Windows 10 në ngjarjen MWC 2016, i cili mund të përdoret edhe si laptop dhe kompjuter personal (PC).

I njohur me emrin Elite x3, kjo pajisje posedon specifika të avancuara, duke përfshirë procesorin Snapdragon 820 SoC dhe 4 gigabajt RAM memorie.

Telefoni ka 64 gigabajt memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 2 terabajt përmes kartelës microSD, dhe baterinë prej 4150 mAh.

Elite x3 vjen edhe me veçorinë Windows 10 Continuum, veçori e cila ju mundëson që telefonin ta përdorni si zëvendësues të kompjuterit personal kurdo që të dëshironi. Deri më tani ka qenë vetëm një problem te telefonat me Windows 10, ata nuk kanë mund që të përdorin të gjitha aplikacionet.

HP synon që të zgjidh këtë problem duke ofruar një aplikacion të quajtur HP Workspace, i cili do t’ju mundësojë që të keni qasje në virtualizimin e aplikacioneve në pajisjen e re.

HP gjithashtu ka prezantuar edhe disa aksesorë për këtë telefon në ngjarjen MWC 2016. Ato janë Desk Dock dhe Mobile Extender – të dy janë opsional.

Ndërkohë pritet që Elite x3 të jetë në dispozicion këtë verë, edhe pse nuk është përmendur saktësisht asnjë datë apo muaj. /albeu.com/