Hoxha rrëfen tmerrin me policin rus: Më nxori nga shtëpia dhe gjuajti dy herë me armë

683

Ish-futbollisti kosovar, Genc Hoxha ka rrëfyer një ngjarje tmerruese, që i ndodhi më 1 prill të vitit 1999, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Hoxha në një intervistë për ‘Indeksonline’, ka rrëfyer tmerrin që kishte përjetuar kur në shtëpi i kishin policët rusë për ta vrarë. Gjithashtu ai ka treguar edhe arsyen pse nuk e vranë.

“Më 1 prill, forcat policore, më janë futur në shtëpi, ndërkohë që unë isha me gruan dhe 3 fëmijët dhe prindërit. Sapo u futën në shtëpi, na pyetën nëse kemi refugjatë, iu thashë që nuk kemi, ndonëse kjo nuk ishte e vërtetë. Na urdhëruan të dilnim. Më mua u mor një polic rus, i cili ma vendosi armën në grykë. Pasi më nxori në korridor, rusi po bënte gati armën për të më vrarë”, deklaroj Hoxha, duke vazhduar:

Mua më vendosi në murin e oborrit. Më pyeti çfarë profesioni ke dhe i thashë që jam futbollist. Pasi e pashë që ishte rus, përmenda Oleg Blokhin, një ish-futbollist të njohur të Bashkimit Sovjetik. Pasi doli gruaja dhe fëmijët, më urdhëroi edhe mua të dilja. Ecëm 30 metra dhe më tha: ‘Unë nuk vras sportistë. Do gjuaj dy herë në ajër dhe ti shtrihu dhe bëj sikur të vrava’. Më pas e dëgjova që e pyeti një koleg nëse më vrau dhe ai i tha “po”, përfundoi Hoxha.