Hoxha për takimin ndaj Trepçës ’89: Do të japim maksimumin që të dalim me rezultat pozitiv

Takim interesant në Superligën e Kosovës, ditën e diele do të jetë edhe në mes Trepçës ’89 dhe Feronikelit.

’89-shi në pesë ndeshje të zhvilluara ka arritur dy fitore dhe tri humbje. Kurse, Feronikeli ka një fitore, dy humbje dhe dy barazime. Në këtë takim “Industrialistët” do të drejtohen nga trajneri i ri, Klodian Duro.

Yll Hoxha, mbrojtësi i Feronikelit ka folur për Gazeta “Sheshin” për ndeshjen ndaj Trepçës ’89 dhe përgatitjet me trajnerin e ri, Klodian Duro.

“Po normalisht stërvitjet kanë shku shumë mirë dhe jemi mundur gjatë ksaj kohe që kemi pas në dispozicion të bëhemi gati”, deklaroj fillimisht, duke shtuar se i pret një takim i vështirë dhe se do të japin maksimumin për të dal me rezultat pozitiv

“Pasi që na pret një ndeshje e vështirë dhe normalisht që na duhen pikët, do të japim maksimumin që në këtë ndeshje të dalim më rezultat pozitiv”, përfundoj Hoxha

Takimi në mes Trepçës ’89 dhe Feronikelit do të zhvillohet më fillim nga ora 14:00.

/GazetaSheshi/