Hoti i përgjigjet akuzave të NISMA-s

132

Akuzave të NISMA-s për Kosovën lidhur me Ligjin e Menaxhimit të Financave Publike, i cili u ndryshua në një seancë të vitit të kaluar, i është kundërpërgjigjur edhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se procesi është në dakordim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe ka krijuar mundësinë për huamarrje ndërkombëtare për të financuar projeke të mëdha infrastrukturore.

“Kuvendi i Kosovës e ka sqaruar ne detale se ndryshimi i Ligjit per Menaxhimin e Financave Publike ka kaluar neper procedura te rregullta. Ndryshimi i ketij ligji eshte dakorduar edhe me Fondin Monetar Nderkombetar. Ligji i ri ka krijuar mundesine per huamarrje nderkombetare per te financuar projektet e medha infrastrukture te cilat eshte duke i negociuar Qeveria e Kosoves. Kjo gje nuk ka qene e mundur me heret. Ndryshimi i ketij ligji ka krijuar mundesi me te mira per mbikeqyrje te shpenzimeve publike, perfshire nivelin e qeverisjes lokale”, ka shkruar Hoti.