Horoskopi

162

Bricjapi (21.12-20.01)

Do ta keni të vështirë t’i shprehni ndjenjat me fjalë. Dëshirat tuaja janë aq të fuqishme sa që ua pamundësojnë artikulimin e fjalëve. Duhet të dëshmoni përkushtimin tuaj. Blini një dhuratë për të dashurin tuaj ose bëni ndonjë sakrificë personale që do t’ia prek zemrën. Veprimet flasin shumë më tepër sesa fjalët. A jeni beqar. Mendoni dy herë para se të bëni ndonjë hap të madh me një mik platonik.

Ujori (21.01-20.02)

Mos e mashtroni veten duke u shtirur se disa lloje ushqimesh kanë efekt në shëndetin tuaj. Do të pësoni nëse nuk i largoni këto produkte nga lista e ushqimeve dietale. Në fillim rezultatet do t’ju duken mbresëlënëse por më pas do të pësoni. Kur t’i lini anash ato, do të filloni të ndiheni më mirë. Rezistoni dëshirës për të hyrë në një dietë të rreptë.

Peshqit (21.02-20.03)

Merreni me shumë rezervë një ngjarje skandaloze. Ka mundësi që një mik i juaji po përpiqet t’ju fus në telashe. Do ta mësoni të vërtetën nëse tregoheni mendjehapur. Të tjerëve do t’u mbetet të kërkojnë falje. Viktima e kësaj thashetheme do t’ua kujtojë se si kanë shkuar gjërat. Nëse i huazoni para një miku ose një personi të dashur, duhet ta kuptoni se ka mundësi të mos ju kthehen. Më mirë merreni si rast të humbur sesa të prisni që të riktheni paratë.

Dashi (21.03-20.04)

Temat si filozofia, edukimi, shkrimet dhe udhëtimet janë gjëra që ju shkojnë për shtati. Angazhimi në ndonjë kurs do t’ju japë stimulimin e duhur intelektual. Edhe pse kur keni një punë ndiheni mirë, prapë keni nevojë për gjëra më interesante. Studioni diçka për kënaqësinë tuaj, sepse kjo do t’ju bëjë më fleksibil. Po ashtu do të shndërroheni në konvencionalist të frikshëm. Nuk ka asgjë më të mirë për ju sesa të ndani zbulimet interesante me audiencën.

Demi (21.04-20.05)

Ju pret fat i mirë sa u përket parave. Do ta keni mjaft të lehtë të gjeni fondet që ju nevojiten. Nuk ka rëndësi a ju duhet një bursë apo grant, duhet të plotësoni shumë dokuemente. Për fat të mirë, jeni person me karakter shumë vigjilent. Do të përmbushni të gjitha kriteret dhe kur të arrini në ndonjë pyetje që nuk e kuptoni, do të gjeni përgjigjen e saktë. Ky qëndrim do të rezultojë me ndonjë çmim më të madh sesa e keni pritur.

Binjakët (21.05-20.06)

Fokusi në anën e ndritshme të jetës do t’ju japë popullaritet. Njerëzit e ndiejnë se nuk mund të arrijnë asgjë kur ju jeni afër. Mbase kjo është arsyja pse merrni aq shumë ftesa për t’ju bashkuar ekipeve dhe klubeve të ndryshme. Atmosfera është gjithmonë më e mirë kur ju jeni afër. Nëse jeni duke kërkuar ndryshime, pse nuk i bashkoheni ndonjë ekipi sportiv? Kur të bëheni më aktiv, do të merrni pamje edhe më joshëse. Nga kjo do të përfitoni majft admirues.

Gaforrja (21.06-20.07)

Miqtë nuk po ju japin përgjigjet që dëshironi. Mbase kjo ndodh për shkak se keni vlera të ndryshme. Nuk jeni tip që interesoheni vetëm për të bërë shumë para. Nuk e keni bezdi të punoni diçka që s’ju sjell shumë të holla. Ky këndvështrim i juaji, i tmerron njerëzit materialist. Është më mirë t’i mbani sekret planet tuaja.

Luani (21.07-20.08)

Ia keni borxh vetes një fillim të ri. Ndaloni mendimet negative dhe përqendrohuni në diçka më pozitive. Meditimi do të ishte i mirëseardhur. Duhet të hiqni mendjen nga gjërat e mëdha dhe të fokusoheni në një fjalë të vetme. Do të befasoni se si në këtë mënyrë do të tërhiqni më shumë njerëz. Jeni skeptik? Sidoqoftë, ia vlen të provoni.

Virgjëresha (21.08-20.09)

Familja juaj është shumë rezistuese dhe komunikimi me ta është i vështirë. Keni vlera të ndryshme me të afërmit tuaj dhe është e kotë të merreni me to. Në vend se ta bëni këtë, është më mirë të ndiqni ëndërrat tuaja pa kërkuar lejen e dikujt. Kjo situatë do të shkaktojë skandale në shtëpi, por s’keni zgjidhje tjetër. Nuk duhet të lejoni të hyni në gjëra që nuk ju kanë pëlqyer asnjëherë.

Peshorja (21.09-20.10)

Pavarësisht se sa shumë i analizoni financat, prapë e keni vështirë të menaxhoni buxhetin. Ka mundësi që kjo po ndodh meqë nuk po tregoheni të sinqertë me prioritetet tuaja. Jeni tip që admironi kënaqësinë sensuale, por nuk duhet të shpenzoni para për këtë. Në vend se të shkoni nëpër trajtime të shtrenjta, bëni vetë një banjë të ngrohtë. I pëlqeni restaurantet? Provoni disa receta në kuzhinën tuaj.

Akrepi (21.10-20.11)

Detajet e parëndësishme po ua ngadalësojnë progresin. Harroni performancat perfekte dhe përmbushni afatet kohore. Është normale që do të bëni disa gabime, por është më e rëndësishme të kryeni punët në afatin e duhur. Nëse jeni duke pritur një lajm nga një punëdhënës, nuk do ta merrni edhe për një kohë të gjatë. Vazhdoni të aplikoni për pozita pune.

Shigjetari (21.11-20.12)

Falë partnerit ose të dashurit, nuk do të keni punë të shumta në shtëpi. Një telefonatë e tyre ju ndërpren saherë që filloni të gatuani, të pastroni ose kur dilni në pazar. Zgjidhja e vetme është të ndalni telefonin tuaj mobil, sepse do ta keni të pamundur t’ia dilni mbanë me të dyja situatat. Dikush që ju ka premtuar hua, do të tërheq fjalën. Duhet të zbatoni planin rezervë.