Historiku i ndeshjeve të pasluftës ndërmjet Dritës dhe Gjilanit

Drita dhe Gjilani do të përballen këtë të diel në derbin numër 33 kampional në futbollin e pasluftës në vendin tonë, shkruan Gazetasheshi.com.

Gjatë takimeve të mëparshme ‘bardhekaltërit’ kanë statistika më të mira, pasi që numërojnë 12 fitore, krahas 10 fitoreve të Gjilanit dhe 10 barazimeve.

Rezultati më i përsëritur i derbit është 0-0 dhe 1-0. Nga gjashtë herë dy skuadrat kanë luajtur me këtë rezultat, derisa edhe rezultati 3-0 ka qenë i përsëritur katër herë.

Është interesant fakti se këto dy skuadra janë ballafaquar edhe në garat e Kupës, derisa bilanc më të mirë edhe në këtë drejtim ka Drita me 5 fitore, krahas dy fitoreve të Gjilanit, madje njëra ishte deçisive në vitin 2001, me ç’rast “Intelektualët” triumfuan në finalen e madhe të Kupës pas ekzekutimit të penaltive.

Gazeta “Sheshi” ua sjell ekskluzivisht të gjithë historikun e ndeshjeve pas luftës ndërmjet këtyre dy klubeve:

Historiku i ndeshjeve kampionale të pasluftës:

  • 1999/00: Gjilani-Drita 0-3 dhe Drita-Gjilani 3-1;
  • 2000/01: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 3-0 (rez. zyrtar pasi Drita nuk pranoi të luaj);
  • 2001/02: Gjilani-Drita 0-1 dhe Drita-Gjilani 3-0;
  • 2002/03: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 1-6;
  • 2003/04: nuk u luajt derbi pasiqë Gjilani bojkotoi Superligën;
  • 2004/05: nuk u luajt derbi pasiqë Gjilani ishte në ligen e dytë;
  • 2005/06 dhe 2006/07: nuk luajt derbi pasiqë Drita luajti në ligën e dytë;
  • 2007/08: Drita-Gjilani 1-1 dhe Gjilani-Drita 2-0;
  • 2008/09: Gjilani-Drita 2-1 dhe Drita-Gjilani 1-3;
  • 2009/10: nuk u luajt derbi pasiqë Drita luajti në ligen e dytë;
  • 2010/11: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani -Drita 0-0 (hera e parë që derbi u luajt në Ligën e Parë).
  • 2011/12: Gjilani – Drita 0-1, Drita-Gjilani 2-0 dhe Drita-Gjilani 1-2…
    2012/13: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;
    2013/14: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;
    2014/15: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;
    2015/16: Drita – Gjilani 0-3, Gjilani – Drita 0-2, Drita – Gjilani 0-1
    2016/17: Drita – Gjilani 0-1, Gjilani – Drita 1-1, Gjilani – Drita 0-1
    2017/18: Drita – Gjilani 1-1, Gjilani – Drita 0-0, Gjilani – Drita 1-1
    2018/19: Gjilani – Drita 1-0, Drita 3-1 Gjilani, Gjilani 0-0 Drita
    2019/20: Gjilani – Drita 0-1, Drita 2-0 Gjilani, Drita 0-2 Gjilani

Statistikat e 32 derbive kampional të pasluftës

  • Drita: 12 fitore
  • Gjilani: 10 fitore
  • Barazime: 10 ndeshje

Historiku i derbit në garat e Kupës

  • 1999/00: Gjysmëfinalja:

Drita-Gjilani 1:0
Gjilani-Drita 2:1 (u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 për Gjilanin, pasiqë Drita lëshoi fushën e pakënaqur me referim)

  • 2000/01: Finalja:

Gjilani-Drita 6:7 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 5:6 për Dritën, e cila fiton trofeun e Kupës)

  • 2001/02: Gjysmëfinalja:

Gjilani-Drita 1:0
Drita-Gjilani 2:1

  • 2007/08: 1/8 e finales:

Drita-Gjilani 1:0

2013/14: Çerekfinalja e Kupës
Gjilani 1-3 Drita

Statistikat e shtatë derbive në garat e Kupës

  • Drita: 5 fitore
  • Gjilani: 2 fitore

Ndeshje miqësore

Për shkak të rivalitetit të madh mes këtyre dy skuadrave dhe tifozerive, vetëm një ndeshje miqësore është zhvilluar mes Dritës dhe Gjilanit. Pak javë pas çlirimit të Gilanit, në verë 1999, autoritet komunale të pasluftës ua imponuan një ndeshje miqësore, e cila ishte njëherit e para dhe e fundit për këta rival të përbetuar. Edhe pse ndeshje miqësore, mbi 15.000 tifozë dhe një lojë e ashpër në fushë, tregoi për rivalitetin që e karakterizon këtë derbi.

Ndërkohë duhet theksuar se këto dy skuadra u takuan edhe në finalen e turneut memorial në nderim të figurave eminente të klubit bardh e kaltër, “Bezi-Raci-Reshi”, me ç’rast këtë turne e fitoi skuadra e Dritës pas penaltive.

  • 1999: Drita-Gjilani 5:4 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 4:3 për Dritën)
    2014: Drita – Gjilani 3:1 (koha e rregullt, 0-0, pas penalltive 3:1 për Dritën)

Statistikat e përgjithshme të 38 derbive të pasluftës

  • Drita: 17 fitore
  • Gjilani: 12 fitore(prej tyre, dy me rezultat zyrtar)
  • Barazime: 9 ndeshje

Golvarazhi nga 38 derbi të pasluftës

  • Drita: shënoi 54 gola(minus një gol i hequr me rezultat zyrtar)
  • Gjilani: shënoi 43 gola(prej tyre, 6 të dhëna nga rezultatet zyrtare)

/Gazeta Sheshi/