HISTORIKE: Mitrovica kalon grupin paraleminator në Ligën e Kampionëve me të gjitha fitore!

Klubi i futbollit të femrave “Mitrovica” ka dalë e para në grupin e dytë parakualifikues në Ligën e Kampionëve, derisa në ndeshjen e fundit ka triumfuar përballë ZFK Breznicës me rezultat minimal 1-0, raporton Gazetasheshi.com.

Futbollistja gjilanase Kaltrina Biqkaj ka realizuar në minutën e fundit të kohës së rregullt për ti dhënë epërsinë vashave të Seid Onbashit dhe për ta fituar njëherit lojën.

Me këtë fitore KFF Mitrovica ngritet në kuotën e nëntë pikëve dhe del e para në grup, pasi që paraprakisht kishte triumfuar përballë Olimpija Cluj (2-1) dhe më pas e mposhti NSA Sofian (2-0).

Me tri fitore, pesë gola të realizuar dhe vetëm një të pësuar KFF Mitrovica e lë prapa ekipin ZFK Breznica që ka tubuar katër pikë. Olimpija Cluj e mbylli grupin me tri pikë, ndërkohë NSA Sofia mori vetëm një pikë.

Tani për rundin e rradhë vashat mitrovicase duhet të presin kundërshtarin e rradhës.

/Gazeta Sheshi/