Historike: Kosova U17 kualifikohet në rrethin elitar për kualifikimet e Evropianit 2019

Përfaqësuesja e Kosovës U17 ka arritur sukses historik, duke u kualifikuar në rrethin elitar për kualifikimet e Evropianit 2019.

Në ndeshjen e tretë kundër Qipros djelmoshat e Besnik Kollarit shënuan fitore me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në ndeshje e ka realizuar Milot Avdyli në minutën e 63-të të ndeshjes.

Kosova me gjashtë pikë mbyll grupin 5 në vendin e parë.

Ja dhe goli i Avdylit në ndeshje me Qipron:

/Gazeta Sheshi/