Historia tronditëse e fëmijërisë së Vidal, që i ka përlotur të gjithë

Mesfushori i Bayern Munichut, Arturo Vidal, mund të ishte viktimë e një tragjedie para se të bëhej një lojtar profesionist apo të themi më mirë, një nga më të mirët në rolin e tij.

Ylli i Bayernit ka pasur një fëmijëri shumë të vështirë me një baba abuzues, jetonte në varfëri të skajshme, ku mezi sigurohej në familje ushqimin ditor.

Jeta e kilianit ishte gati të prekte fundit kur babi i tij i dehur dhe i nervozuar u fut në shtëpi dhe dogji shtratit ku ishin duke fjetur ai, nëna dhe tre vëllezërit e tij.

Nëna e futbollistit, Jaqueline Pardo, u shndërrua në një heroinë pasi arriti të shpëton katër fëmijët nga djega. Nëna e Vidalit pësoi disa djegie, por arriti të mbijetojë kësaj ngjarje tragjike.

Pas asaj nate babi e la shtëpinë dhe nuk u kthye më kurrë dhe kështu nëna Jaqueline vazhdoi jetesën e saj të vështirë me katër fëmijët e saj, duke përfshirë Arturon, i cili punoi në një arenë garash ku fshinte mbeturinat e kuajve.
Arturo Vidal punonte në një arenë garash ku fshinte mbeturinat e kuajve

“Isha 13 vjeç dhe në shtëpi nuk kishte asgjë për të ngrënë, ishte e vështirë, katër vëllezër pa një baba, nëna ime punonte gjithë ditën vetëm që të na shërbente diçka në tavolinë. Por, në rast se nuk gjente punë, nuk kishte edhe bukë”.

“Në ato momente mendova për herë të parë të shfrytëzoj talentin tim dhe të liroj vëllezërit e mi dhe nënën nga ajo varfëri ekstreme dhe kështu një ditë i thash nënës time se kisha vendosur të jem futbollist”, ka thënë Arturo Vidal në një intervistë për GdS duke e zbuluar një pjesë të fëmijërisë së tij të dhimbshme.