Historia prekëse prapa plagëve në fytyrë të Franck Ribery

210

Franck Ribery është hapur në lidhje me plagët në fytyrë që i dhanë atij ‘karakter’ dhe ‘forcë’ gjatë gjithë karrierës së tij në futboll.

Në vitet e kaluara, 36-vjeçari ka folur publikisht për traumën në disa raste, dhe në një intervistë emocionuese me Canal + Sport vitin e kaluar, lojtari zbuloi se si ai e trajtoi dhimbjen nga fëmijëria.

Ribery pësoi një plagë të rëndë në kokë në një aksident automobilistik në moshën dy vjeç, ai u dërgua me urgjencë në spital dhe i duheshin 100 qepje pas përplasjes në vendlindjen e tij në Boulogne-sur-Mer, Francë.

Gjatë gjithë fëmijërisë së tij, njerëzit vështronin dhe drejtoheshin nga Ribery në rrugë, duke thënë se sa ‘të shëmtuara’ i kishte plagët.

Por siç e përmendëm më parë, anësori francez mori një vështrim pozitiv për situatën e tij.

“Njerëzit do të thoshin:” Shikoni çfarë ka në fytyrë, shikoni kokën e tij.Kudo që të shkoja, njerëzit do të më shikonin“. foli për Canal + Sport.

“Dhe jo sepse isha një person i mirë ose sepse emri im është Franck ose isha një futbollist i mirë.

Ata më dhanë karakter dhe këtë forcë. Sepse, kur je fëmijë dhe ke një mbresë si kjo, nuk është e lehtë. Mënyra sesi të shohin njerëzit, familja ime vuajti për këtë”.

“Njerëzit që flasin për ty janë prindër (të fëmijëve të tjerë), dhe kjo është shumë mizore. Unë kurrë nuk kam shkuar në një cep dhe kam qarë, pavarësisht vuajtjeve”.

Ribery, i cili luan për Fiorentina në Serie A, gjithashtu pohoi në librin e Simon Kuper The Football Men: Up Close with the Giants of the Modern Game, se incidenti e motivoi atë në moshë të re:

“Në një farë mënyre ky aksident më ndihmoi. Si fëmijë, më motivoi” tha ai.

“Zoti më dha këtë ndryshim. Shenjat janë pjesë e imja, dhe njerëzit thjesht do të duhet të më marrin ashtu siç jam”.